“Dorëheqje pa kushte!” – Tirana në protestën e 20-të, qytetarët: Nuk largohemi pa ikur Rama
Mbahet sot në orën 19:00 protesta e 20-të ku qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e qeverisë së tij. Edhe pse kanë kaluar plot 19 ditë nga nisja e protestave, pjesëmarrja ka qenë tejet masive edhe mbrëmjen e djeshme, me protestues që janë grumbulluar para godinës së Kryeministrisë, duke vijuar mobilizimin e pandërprerë të javëve të fundit.
Ashtu si në tubimet e mëparshme, edhe këtë mbrëmje pritet që pas qëndrimit për disa orë para Kryeministrisë, protestuesit të zhvillojnë një marshim nëpër rrugët kryesore të kryeqytetit, duke përcjellë mesazhet dhe kërkesat e tyre.








