Dorëhiqet sekretari i përgjithshëm i VMRO-DPMNE-së, Igor Janushev

VMRO-DPMNE do të zgjedh sekretar të ri të partisë pasi sekretari aktual Igor Janushev, ka dorëzuar dorëheqje për arsye personale. Kryetari i partisë Hristijan Mockovski, pas mbledhjes së Kryesisë Qendrore të Partisë deklaroi se së shpejti do të zgjedhin sekretar të ri të përgjithshëm por pa përmendur emra konkrete se kush mund të jetë. Ai po ashtu tha se do të zgjedhin edhe kryetare të re të Forumit të Gruas dhe forumit të Veteranëve të partisë.

Mickoski theksoi se ka ofruar të mbaj Kongres të jashtëzakonshëm dhe se ai nuk do të jetë kandidat për kryetar, por kjo është refuzuar nga Komiteti Qendror.

“Unë ofrova të mbaj Kongres të jashtëzakonshëm, në të cilin nuk do të kandidoj për kryetar. Ajo u refuzua nga anëtarët e Komitetit Qendror”, deklaroi kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.
Ndryshe në mbledhjen e sontme VMRO-DPMNE ka zgjedhur edhe disa anëtar të ri të Kryesisë ekzekutive të partisë.

Mickovski shtoi se do të vazhdojnë të përballen me pushtetin i cili sipas tij është mafioz dhe nuk sjell asnjë reformë më gjyqësor, drejtësi, ekonomi, arsim dhe shëndetësi.

LEXO EDHE:

Back to top button