Borusia Dortmund dhe Man. Junajted kanë zhvilluar një ndeshje spektakolare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Dueli miqësor mes dy gjigantëve evropianë u zhvilluar në “Allegiant Stadium” në Paradise që ishte i stërmbushur nga tifozët e pranishëm.
Dortmund ka arritur fitore me rezultat 3-2, në një ndeshje ku pati spektakël në fushë nga futbollistët e të dyja skuadrave. Diego Dalot kaloi Unitedin në epërsi me një gol të bukur nga distanca në minutën e 24-të pas asistimit nga Donny Van de Beek.
Megjithatë fundi i pjesës së parë i takoi “verdhezinjve” që realizuan dy gola brenda një minute. Fillimisht në minutën e 43-të Doniell Malen realizoi nga afërsia për 1-1 pas asistimit nga Karim Adejemit, derisa holandezi një minutë më vonë u shërbye mirë nga Sabitzer dhe realizoi për 2-1.
Edhe pjesa e dytë ishte spektakolare, me Junjtedin që barazoi shifrat në 2-2 në minutën e 52-të me anë të brazilianit Antoni. Por krejt në fund të ndeshjes Marko Rojs bëri një asistim të mrekullueshëm te Jousafa Moukoko, i cili realizoi për 3-2.
https://www.youtube.com/watch?v=nT3IDIzliU4








