Takohen Al-Khalaiffi dhe Boehli, për Kilian Mbapen

Presidenti i PSZH-së, Naser Al-Khelaifi dhe bashkëpronari i Çellsit, Tod Boehli, kanë zhvilluar bisedime të drejtpërdrejta për nënshkrimin e Kilian Mbapes, raporton “Duncan Castles”. Boehli ka propozuar një formulë lojtar plus para për të nënshkruar me sulmuesin francez që zyrtarisht është në shitje nga klubi parisien.

Ndërsa emri i një lojtari të ofruar për PSZH-në nuk zbulohet në raportim, ai mund të jetë Romelu Lukaku ose Hakim Zijeç. Parisienët kanë inkurajuar përpjekjet e Çellsit teksa po kërkojnë të heqin qafe 24-vjeçarin e rebeluar. Megjithatë, nuk do të jetë e lehtë, pasi vetë lojtari mund të mos dëshirojë të negociojë me blutë.

Sipas raportimit të fundit të Fabrizio Romano, PSZH është e hapur për t’ia shitur Mbapen kujtdo, por beson se sulmuesi dëshiron vetëm Real Madridin.

LEXO EDHE:

Back to top button