Drejtësi e ngadaltë, seanca e tretë për lehonën nga Dibra, e cila mbeti pa organe
Drejtësi e ngadaltë, seanca e tretë për lehonën nga Dibra, e cila mbeti pa organe

Gazetar: Miki Trajkovski
Për herë të tretë në Gjykatën Themelore në Strugë nisi nga fillimi seanca kryesore dhe dëgjimi i Jildiz Veaposkës nga Dibra. Në vitin 2020, pas lindjes me prerje cezariane në spitalin e Strugës, për arsye ende të paqarta, asaj iu hoqën tre organe – vezoret, mitra dhe një veshkë. I akuzuari i parë ishte gjinekologu Muhamed Asani, pastaj djali i tij Blerton Asani, si dhe mjekja Liljana Jovanoska. Ata akuzohen për shkaktim të veprave të rënda kundër shëndetit të njeriut.
“Dhënia e një deklarate për të tretën herë, dhe kthimi në atë që më ndodhi, dhe ato ditë në atë spital fatal në Strugë më shkurtojnë gjithnjë e më shumë jetën. Jam lodhur gjithnjë e më shumë nga këto ngjarje, në vend që drejtësia të vijë në vend, dhe mjekët të marrin drejtësinë që e meritojnë. Nëse nuk ka ndëshkim këtu në Maqedoni për tre mjekët, unë do të kërkoj drejtësi në Strasburg”, tha Jildiz Veaposka – e dëmtuar.
Heqjen e tre organeve Veaposka e ka kuptuar vetëm pasi është zgjuar nga kujdesi intensiv, në Shkup. Ajo thotë se askush nuk i ka shpjeguar pse i janë hequr tre organet e saj.
“Pyetja kryesore është se kush, si dhe pse i ka hequr organet, ajo që ka rëndësi është nëse ka qenë apo jo në koma. Është e rëndësishme që ajo kishte organe në të, dhe pas prerjes cezariane ajo nuk kishte organe në vete…”, u shpreh Sasho Janev – avokat i Jildizit.
Të tre të pandehurit thanë se nuk ndiheshin fajtorë, por sot asnjë nga avokatët e tyre nuk donte të jepte deklaratë. Përndryshe, gjykimi nis përsëri nga fillimi, sepse gjyqtari i mëparshëm ka dalë në pension. Për shkak të mungesës së gjyqtarëve në Strugë, gjykimi tani udhëhiqet nga një gjyqtar nga Shkupi. Seanca e radhës është në shkurt. /Alsat.mk