Drejtësia në vend po funksionon me standarde të dyfishta, akuzon ASH-ja
Mefail Ismaili
Aleanca për Shqiptarët akuzon Ministrin e Drejtësisë Bojan Mariçiq se drejtësinë për disa qytetarë e sheh si nënë e për disa të tjerë si njerkë. Akuzat ASH-ja i bazon në reagimin e Mariçiqit për dënim të ulët për autorin e aksidentit në Ohër ku si pasojë kishte dy viktima dhe heshtjen për vdekjen e të riut nga Gostivari në aksidentin ku ishte përfshirë Zoran Kiçeec.
“Jemi këtu patra ministrisë s drejtësisë për të pyetur ministrin a thua jeta e të riut nga Gostivari nuk kishte asnjë vlerë për të dhe pse nuk reagoi edhe në rastin në fjalë. Kështu që qytetar të Republikës së Maqedonisë së Veriut, vlera e jetës suaj është zero për qytetar të zakonshëm përderisa për persona si Zoran Kiçeec janë të mbrojtur për vepra të këtilla nga ana e drejtësisë por edhe nga ana e Qeverisë”, u shpreh Bujare Abazi, ASH.
Për vendimet e fundit gjyqësore ka reaguar edhe Komisioni anti korrupsion. Biljana Ivanovska thotë se veprat e rënda penale po ndëshkohen lehtë nga Gjykatat. Kërkon nga organet e larta gjyqësore të veprojnë për këto dy raste.
“i bëjmë thirrje Këshillit të prokurorëve publik dhe këshillit gjyqësor që të veprojnë në suaza të kompetencave të tyre dhe të ndërmarrin masa përkatëse. Presim që këto organe seriozisht të merren me veprimet e prokurorëve dhe gjykatësve posaçërisht me rastin e fundit për të akuzuarin Kiçeec ku është caktuar dënim tepër i butë pas marrëveshjes së arritur edhe atë nën minimumin ligjor për vepër të rëndë penale me pasoja vdekjeje”, tha Biljana Ivanovska, Kryetare e Antikorrupsionit.
Ministri i drejtësisë Bojan Mariçiq ka njoftuar se për momentin punojnë që në Kodin penal të vendoset edhe vepra penale “Qarkullim i papërshtatshëm me mjete motorike”. Me këtë vepër të re penale, veprat penale në komunikacion që do të kenë pasoja me vdekje, mund të ndëshkohen me burg deri në 4 vjet./Alsat.mk








