Drejtorët Ekzekutiv të dy skuadrave italiane, përfundojnë në spital

Drejtori ekzekutiv i Interit, Xhuzepe Marota, është shtruar në spital pasi atij i është përkeqësuar gjendja nga “COVID-19”. Marota rezultoi pozitiv me “COVID-19” më 25 shkurt të muajit të kaluar dhe si duket i është përkeqësuar gjendja shëndetësore.

 

 

Sipas gazetës “Corriere della Sera”, Marota u dërgua në spitalin “Humanitas” në Rozano disa ditë më parë. Dërgimi i tij në spital u këshillua nga kryeshefi i repartit mjekësor të Interit, Piero Volpi si një masë paraprake. Sipas artikullit, është raportuar se gjendja e Marota-s po përmirësohet dita e ditës.

Drejtori ekzekutiv i Monzas, Adriano Galliani është gjithashtu në spital, pas diagnozës së tij  me “COVID-19” dhe disa ndërlikimeve gjatë procesit.

LEXO EDHE:

Back to top button