Drejtorja e re e Onkologjisë dorëzohet para infermieres Maja Jakimovska

Drejtorja e re e Onkologjisë dorëzohet para infermieres Maja Jakimovska

Gazetar: Adnan Qaili

Pas shumë përpjeke infermierja Maja Jakimova pranohet në takim me drejtoreshën e re të Onkologjisë dhe me drejtorin aktual organizativ. Pas takimit, ajo tha se i premtuan që do tu paguhen të gjitha orët shtesë të punuara, jo vetëm asaj por të gjithë personelit, siç është raportuar që iu janë bërë parregullsi.
Drejtoresha re Violeta Klisarovska është në pritje të konfirmimit nga Fondi shëndetësor për të zbatuar pagesat retroaktive.

“Gjithçka që e paraqita në tryezë para drejtoreshës së re u shqyrtua, e njëjta tha se do të angazhohet për ato që u shkurtuan apo si kemi marrë, gjithçka që mund të miratoj do të paguhet si regres, do të ketë ndryshim në mënyrën e kujdestarisë pasi që deri më tani jemi paguar si turni natës 8 orë, bile të ketë barazi me pagesat e doktorëve për orët shtesë, nuk mund të kujdestarojmë 24 orë e të paguhemi 8 orë, le të na heqin ditët e lira por ti marrim ato që na takojnë. Nuk mundet si klinika mes nesh të jemi gjithë të paguar ndryshe për atë që punojmë, mund të paguhemi me diferencë sipas koeficientit të kualifikimeve, por jo të ketë dallim edhe në numërimin e orëve të punës”, tha Maja Jakimova, Infermiere në Onkologji.

Ministri Shëndetësisë Bekim Sali tha se është në pritje të raportit të ri intern që ka iniciuar drejtoresha e re, për skemën e rishitjes së barnave të shtrenjta dhe ai tha se gjithë dosjen do ta dorëzoj në Prokurori. Ministri tha se do ti shqyrtoj dëshmitë e publikuara në Alsat, pasi që të njëjta infermierja nuk ka dërguar, por ne siguruam komunikimin me e-mail që infermierja iu ka dërguar që dje në kabinet të gjitha dosjet.

“Së pari ne duhet ta vërtetojmë a ka ndodhur vërtetë në Klinikën e Onkologjisë, njëra është deklarat që e kemi dëgjuar, por ne nuk e kemi marr nga personi. Në bazë të zërave në opinion ne kemi ndërmarr masa të vërtetojmë gjendjen faktike në vet klinikën, nëse vërtetohet do të bëjmë paraqitje në Prokurori”, u shpreh Bekim Sali, Ministër i Shëndetësisë.

Të frymëzuar nga kurajo e infermieres Jakimova, ka zëra që në grevë do të futen edhe infermieret nga klinikat tjera për shkak të mos pagesës adekuate të kujdestarive. Jakimova tha se pakënaqësi sikurse në Onkologji ka edhe në gjithë Qendrën Klinike Universitare, lidhur me pagesën minimale të kujdestarive të infermiereve dhe personelit jo mjekësor, kurse mjekët dhe specialistët paguhen aq orë sa mbajnë turnin. Pas denoncimeve se firmosja ekskluzive e dy drejtorëve përcakton se kush do të merr terapitë biologjike të shtrenjta kundër kancerit, tani udhëheqësja urdhëroi që për çdo pacient të merret mendim konzuliar nga onkologët specialist dhe ata bashkërisht të vendosin cilët pacientë e kanë me urgjencë të trajtohen./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button