Kontrolle në dyqane nëse çmimet janë korrigjuar

Kontrolle në dyqane nëse çmimet janë korrigjuar

Të hënën, Inspektorati Shtetëror i Tregut do të njoftojë nëse janë ulur çmimet e produkteve ushqimore. Është ende herët, dhe çmimet nuk kanë ndryshuar. Sindikatat paralajmërojnë se punëtorët me këto paga vetëm mbijetojnë, dhe nuk bëjnë jetë dinjitoze. Nga Organizata e Konsumatorëve thonë se në periudhën e fundit kanë marrë një numër në rritje të ankesave, nga qytetarët për çmimet e larta në markete. Në Magazinën Ekonomike, që transmetohet sonte në orën 22, flasim edhe për të drejtat e qytetarëve përballë inflacionit dhe cilësinë e dyshimtë të produkteve.

“Rritja e produkteve dhe çmimeve, por edhe inflacioni nuk e përcjell rritjen e pagave. Gjithnjë e më shumë njerëz po varfërohen. Besoni se me një pagë të papaguar mijëra punëtorë hyjnë sërish nën pragun e varfërisë, dhe jetojnë me nga 40 deri në 100 denarë në ditë. Është një e vërtet mizore. Këtu nuk po flasim për raste sociale, por për punonjës në shtet, të cilët shkojnë çdo ditë në punë nga tetë deri në katër”, u shpreh Ivan Peshevski – LSM .

LEXO EDHE:

Back to top button