Drejtuesit e Barcës plotësojnë ëndrrën e parë të Kumanit

Drejtuesit aktual të Barcelonës janë të gatshëm që të plotësojnë dëshirën e Ronald Kumanit dhe të sjellin Erik Garsia në “Nou Kamp”. Trajneri holandez kërkoi mbrojtësin 20 vjeçar gjatë verës, mirëpo presidenti i larguar, Hosep Bartomeu nuk arriti që të mbyll marrëveshjen që të rikthejë spanjollin në “Nou Kamp”.

Garsia ka edhe 6 muaj kontratë me Mançester Sitin, i cili është dakord me dëmshpërblimin në vlerë prej 5 mln euro, plus bonuse të tjera që sigurojnë edhe 5 mln euro shtesë. Tani mbetet që drejtuesit aktual të kërkojnë leje nga tre kandidatët për president të Barcelonës, që të japin dritë jeshile për realizimin e këtij transferimi.

LEXO EDHE:

Back to top button