Shqipëri, 581 raste të reja me COVID dhe 4 viktima

Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë konfirmuar 581 raste pozitive me koronavirus nga 2681 testime të kryera në total. Ndërkohë 4 pacientë nuk kanë mundur ta fitojnë betejën me këtë sëmundje. Në 24 orët e fundit janë shëruar 485 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 33,185 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 285 pacientë, 20 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.