Dridhet Barcelona, Mesi kërkon shtëpi në Paris!

Argjentinasi tek Barcelona, Lionel Mesi, verën e kaluar kërkoi largimin nga “Kamp Nou”, mirëpo klubi spanjoll nuk e lejoi. Pavarësisht faktit që mbeti në Barcelonë, PSZH zyrtarisht, përmes lojtarëve dhe trajnerit e ka ftuar Lionel Mesin në “Parkun e Princave” dhe sipas “El Chiringueto”, Mesi ka nisur të kërkojë shtëpi në Paris.

Kontrata e 34-vjeçarit skadon në verë dhe kërkohet nga dy klubet e mëdha, Man. Siti dhe PSZH, sidoqoftë duke u bazuar në raportin e televizionit spanjoll, atëherë sulmuesi ka zgjedhur klubin francez, ku do bashkohet me ish bashkëlojtarin, Nejmarin.

Ndërkohë, në javën e ardhshme, Barcelona është mysafir i PSZH-së, në kuadër të fazës së eliminimit direkt edhe pse në xhiron e parë janë mposhtur me rezultat të thellë 1 – 4.

LEXO EDHE:

Back to top button