Luis Suarez dhe Atletiko Madridi “selam” Zinedin Zidanit

Sulmuesi i Atletiko Madridit, Luis Suarez e ka bërë të qartë se në derbin madrilen kërkon hakmarrje ndaj Real Madridit. Ish sulmuesi i Barcelonës zbuloi se të gjithë lojtarët janë duke pritur përballjen ndaj skuadrës së Zinedin Zidanit. Sulmuesi nga Uruguai potencoi se duhet të hakmerren për ndeshjen e parë (2-0) dhe të dëshmojnë se dëshirojnë të qëndrojnë në krye.

“Të gjitha ndeshjet kundër Real Madrid janë të veçanta, janë ato që dëshiron t’i luash dhe të demonstrosh se mund ta bësh. Shumë lojtarët e tregojnë vetën në këto ndeshje. Janë ndeshjet që ti dëshiron t’i luash. Duhet të hakmerremi për ndeshjen e parë dhe të jemi gati të tregojmë se duam të qëndrojmë në krye,” tha mes tjerash Suarez

 

Tutje, Suarez zbuloi se objektivi i tij është t’i ndihmojë Atletikos të fitojë La Liga-n, trofe që nuk e kanë fituar që nga viti 2014.

 

“Jemi skuadër me shumë entuziazëm, dëshirë për të vazhduar, sukses dhe askush nuk do e heq entuziazmin tonë nga gara. Janë disa ditë të mbetura dhe do demonstrojmë nga çka jemi bërë. Si lojtar gjithmonë ke këto dëshira, të vish në një skuadër si Atletiko që s’ka fituar tituj për një kohë të gjatë dhe t’iu ndihmosh ta fitojnë”, përfundoi sulmuesi i skuadrws spanjolle.

 

Atletiko momentalisht është lider në La Liga me 58 pikë, pesë më shumë se Barcelona dhe Real Madrid, por “Los Rijoblancos” kanë një ndeshje më pak të zhvilluar.

LEXO EDHE:

Back to top button