Krivanjeva: Me fitore në Kratovë, rikuperojmë pikët e humbura

Skuadra e FC Shkupit e ka nisur stinorin pranverore me fitore dhe barazim, duke mos pranuar gol. Mirëpo kjo duket se nuk kënaq aspiratat e skuadrës nga Çairi, që sot në Kratovë do të përballen me Sileksin , në kuadër të javës së 21-të.

“E kemi potencuar se çdo fillim i sezonit nuk është i lehtë,e në veçanti kur e dimë se kemi mjaft ndryshime në ekip, andaj po mundohemi që sa më shpejtë ta marrim veten. Do të jetë ndeshje shumë  e vështirë edhe kjo ndaj Sileksit, ku duhet të rikuperojmë dy pikë të humbura ndaj Pandevit. Kërkojmë fitore dhe me këtë qëllim udhëtojmë për në Kratovë”, ka thënë mbrojtësi Besart Krivanjeva për faqen zyrtare të klubit nga Çairi.

Ndeshja Sileksi – FC Shkupi në Kratovë do të nis orën 14:00.

LEXO EDHE:

Back to top button