Dridhet Juventusi, shtohet interesimi për Di Maria-n

Anhel Di Maria, fituesi i Kupës së Botës me Argjentinën edhe falë golit të tij në finale ndaj Francës, ka bërë shumë zhurmë ditët e fundit për shkak të një tjetër dëmtimi që do ta mbajë larg fushës.

Siç dihet, Rosario Central ka kohë që dëshiron të rikthejë Anhel Di Marian në Argjentinë dhe futbollisti po ashtu ka treguar vazhdimisht synimin e tij për t’u tërhequr nga futbolli duke luajtur me fanellën e skuadrës që e lansoi në mesin e të mëdhenjve të futbollit botëror.

Trajneri i klubit argjentinas, Miguel Angel Russo, ka lëshuar fjalët e mëposhtme për mundësinë që sapo të përfundojë kontrata e Di Marias në qershor, ta shohë sërish futbollistin me fanellën e Rosario Central:

“Po, ne jemi në kontakt me Di Marian. Nëse ai vjen, duhet t’i gjejmë një ekip konkurrues. Ai do të kthehet në një moment. Ne duhet të përmirësohemi nga brenda. Me Argjentinën si kampione bote, na duhet një kampionat më konkurrues”. /abcnews/

LEXO EDHE:

Back to top button