Beshiktashi i pakënaqur, Dele Alli do të rikthehet në Premier Ligë?

Skuadra e Beshiktashit po e konsideron t’i jap fund marrëveshjes së huazimit të Dele Alli, më pak se pesë muaj pasi që anglezi iu bashkua gjigantit turk nga Evertoni.

Alli u transferua te Beshiktashi në fund të muajit gusht, me shpresën për ta ringjallur karrierën e tij pas një aventure të tmerrshme në “Goodison Park”. Sidoqoftë, Alli ka dështuar që ta gjejë formën më të mirë të tij në Turqi, dhe ka luajtur vetëm në nëntë ndeshje në të gjitha garat këtë sezon për ekipin e tij.

Si pasojë e kësaj, mediet në Turqi raportojnë se Beshiktashi veçse po ka dyshime për Allin, dhe është duke e konsideruar që ta rikthejë atë te klubi i tij, Evertoni. Thuhet se Alli ka afat deri në fund të këtij muaji për tu përmirësuar, përndryshe ekziston shans serioz që Beshiktashi do të filloj bisedimet me Evertonin për ta rikthyer anglezin në Premier Ligë.

LEXO EDHE:

Back to top button