Putin shfaqet i vetmuar në meshën e Krishtlindjeve në Kremlin

Putin shfaqet i vetmuar në meshën e Krishtlindjeve në Kremlin

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka përcjellur i vetëm shërbimin e mesnatës të Krishtlindjeve Ortodokse në Kishën e Kremlinit.

Ndërkohë, armëpushimi i pretenduar rus me Ukrainën prej 72 orëve rreth kremtimit të Krishtlindjes është thyer dhe cilësuar që në hapin e parë si farsë.

Vetë mediat ruse kanë qenë ato, të cilat i kanë shpërndarë pamjet e vetmuara të presidentit rus.

Nga ana tjetër, lufta në Ukrainë është aktive, ndryshe nga sa u pretenduar se do të kishte armëpushim.

Raketat e Moskës e goditën Ukrainën rregullisht, si në vigjilje të Krishtlindjes, si gjatë saj, si pas kremtimit, raporton AFP.

Të dy palët, si forcat ruse, ashtu edhe ato ukrainase, e kanë akuzuar njëra-tjetrën për vijimin e goditjeve.

Fuqitë perëndimore kanë qenë të qarta që prej fillimit, duke mos e besuar skenarin e një armëpushimi potencial të shpallur unilateralisht nga Rusia.

LEXO EDHE:

Back to top button