Drita kërkon befasi në Roterdam, ndaj Fejnordit

KF Drita dhe Fejnordi do të përballen sonte në kuadër të kualifikimeve të Ligës  së Konferencës. Drita kërkon të bëjë befasinë në stadiumin “De Kuip” të Roterdamit ndaj Fejnordit në kuadër të ndeshjes së dytë të këtij kompeticioni.

Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu deklaroi se kualiteti dhe forca e Fejnordit nuk duhet t’i frikësojnë gjilanasit, por përkundrazi t’i motivojnë ata.

Ndërkohë, trajneri i Fejnordit, Arne Slot ka deklaruar se nëse ata duan të fitojnë, duhet të bëjnë paraqitje më të mirë se sa bënë në stadiumin “Fadil Vokrri” dhe ta lëvizin topin më shpejtë.

Ndeshja fillon në orën 20:00 në stadiumin ‘De Kuip” në Roterdam të Holandës.

LEXO EDHE:

Back to top button