Dritat e pemës së Krishlindjes djegin shtëpinë në Pensilvani, humb jetën babai me dy fëmijë të mitur
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në SHBA ku një baba dhe dy fëmijët e tij kanë humbur jetën si pasojë e flakëve të rëna në banesën e tyre si pasojë e një defekti në dritat e pemës së Krishtlindjes.
Ngjarja ka ndodhur në Pensilvani, ku deri më tani dyshimet kryesore sipas autoriteteve për këtë tragjedi janë dritat e pemës së Krishtlindjes.
“Me dhimbje të padurueshme ndajmë me ju këtë mëngjes të Krishtlindjeve lajmin tragjik se familja King, në një zjarr në shtëpi herët sot, humbi babanë e tyre Eric dhe dy fëmijë të mitur, “thuhet në një reagim të autoriteteve transmetojnë mediat.







