Droga “lulëzonte” në ballkonet e banesave në Shkup, arrestohet 33-vjeçari

" "

Policia ka zbuluar dy laboratorë ilegalë për përpunimin e marihuanës në Shkup. Ministria e Brendshme njofton se dy laboratorët e improvizuar ndodheshin në dy banesa me adresa të ndryshme. Laboratori i dytë është zbuluar gjatë bastisjes në banesën e të dyshuarit Gjorgji Gajdov 33 vjeçar banues në Shkup, i cili është arrestuar dhe po mbahet për procedim të mëtejmë.

Në bastisjen e parë janë konfiskuar 71 rrënjë kanabis sativa në fazë të rritur, degë në proces tharjeje dhe paketime me fara marihuane. Gjatë bastisjes është vërtetuar se i dyshuari shfrytëzon edhe një banesë në adresë tjetër në pronësi të gjyshit të tij. Nga adresa e dytë janë konfiskuar 81 rrënjë kanabis sativa. Janë gjetur edhe 12 saksi të sapo mbjella”, tha Ministria e Brendshme.

Policia njofton se kanabisi është ruajtur dhe zhvilluar në ambiente të posaçme, ndërsa në hapësira ka pasur të vendosura llamba, ventilatorë, përforcues për energji elektrike, reflektorë special për dritë dhe pajisje për ruajtjen e temperaturës së nevojshme. Pas arrestimit të dyshuarit, policia përveç kanabisit ka konfiskuar edhe disa paketime të gatshme për treg. 33 vjeçari është i njohur për policinë si person me precedent penal. Ka qenë i dënuar për veprën penale përpunim dhe tregti me lëndë narkotike, ndërsa posedon edhe kallëzime tjera penale për veprën e njëjtë.

Adrian Kerimi

LEXO EDHE:

Back to top button