Dua Lipa është paditur sërish për shkelje të të drejtave të autorit pasi ka postuar fotografi të paparacëve në Instagram

Sipas dokumenteve gjyqësore të paraqitura në Gjykatën e Qarkut të ShBA në Kaliforni, fotografi me bazë në New York, Robert Barbera, po pretendon se këngëtarja kreu shkelje të të drejtave të autori pasi postoi imazhin që ai ia bëri asaj në vitin 2018.

“Pa leje apo autorizim nga paditësi, i padituri përzgjodhi, kopjoi ruajti dhe shfaqi vullnetarisht çdo fotografi të mbrojtur nga e drejta e autorit të paditësit”, thuhet në ankesë.

Dua Lipa (Foto: Getty Images)

Fotot për të cilat bëhet fjalë janë të Lipës e veshur me një pulovër të zi ku shkruan “HEROES”. Barbera thuhet se i ka realizuar fotot në korrik të vitit 2018.

Sipas Billboard, fotografi u përpoq ta zgjidhte çështjen jashtë gjykatës, por pretendon se “komunikimi u ngadalësua dhe përfundimisht u ndal” pasi Lipaës iu dha një draft-kopje e ankesës.
Pas kësaj, imazhet thuhet se janë hequr nga llogaria e saj.

Dua Lipa (Foto: Getty Images)
Barbera po kërkon dëmshpërblim dhe heqje të të gjitha fitimeve që i atribuohen aktivitetit të supozuar të shkeljes, një urdhër që ndalon Lipën të shkelë ndonjë nga veprat e tij të tjera, kostot e padisë dhe interesin e paragjykimit.

Kjo nuk është hera e parë që ylli i muzikës pop paditet për postimin e fotove të paparacëve në rrjetet sociale.

Dua Lipa (Foto: Getty Images)

LEXO EDHE:

Back to top button