Dua Lipa komentohet nga Facebook, gjiganti i rrjeteve sociale e quan “mbretëreshë të Shqipërisë”

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, këto ditë ndodhet në Shqipëri.

Ajo është duke shijuar disa ditë të mira pushimi me familjen në jug të Shqipërisë, pak para se të bëhet gati për paraqitjen e saj në festivalin “Sunny Hill” në Tiranë.

Ndërkohë, 26-vjeçarja u kujdes që të najë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale Facebook dhe Instagram disa fotografi nga pushimet.

Ajo dukej mjaft atraktive në një sërë fotosh, e veshur me fustan të zi të shkurtër dhe me bregdetin shqiptar në fotografi.

Mes shumë pëlqimeve dhe komenteve, artistja me origjinë nga Kosova mori vëmendjen edhe të vet kompanisë Facebook, e cila i ka lënë një koment përbri fotografive.

LEXO EDHE:

Back to top button