‘Duke i mbajtur duart e njëri -tjetrit’: 11 fëmijë u mbytën në një lumë në Indonezi

Njëmbëdhjetë studentë u mbytën gjatë një dalje për pastrimin e lumit në provincën Java të Indonezisë.

Zyrtarët lokalë thanë se 150 nxënës nga një shkollë e mesme islame po merrnin pjesë në pastrimin përgjatë brigjeve të lumit Cileueur, kur 21 prej tyre ranë në ujë.

“Moti ishte i mirë dhe nuk pati përmbytje. Ata fëmijë që u mbytën mbanin duart e njëri -tjetrit. Njëri prej tyre rrëshqiti dhe të tjerët e ndoqën “. tha Deden Ridwansyah, shefi i zyrës së kërkimit dhe shpëtimit në Bandung, shkruan Theguardian, transmeton Klankosova.tv.

Banorët aty pranë dhe një ekip shpëtimi arritën të shpëtojnë 10 nga studentët, të cilët u dërguan në një spital aty pranë.

Studentët me sa duket nuk kishin veshur pajisje notimi. Disa raporte thanë se ata po përpiqeshin të kalonin lumin, kur ranë brenda.

Shirat shkaktojnë rrëshqitje të shpeshta toke dhe përmbytje të mëdha në Indonezi, ku miliona njerëz jetojnë në zona malore ose pranë fushave të përmbytjeve.

LEXO EDHE:

Back to top button