Duke ikur nga Rusia: Kolona 16 km në kufirin me Gjeorgjinë, mijëra kalojnë në Finlandë
Imazhet satelitore të publikuara nga Maxar Technologies tregojnë radhë të gjata në anën ruse të kufirit me Gjeorgjinë. Sipas Maxarit, pamjet tregojnë një radhë trafiku prej rreth 16 kilometrash në veri të pikës kufitare dhe shton se “bllokimi i trafikut ndoshta ka vazhduar më në veri se zona e fotografuar”.
CNN raportoi më parë se imazhet dhe videot nga pika kufitare ruso-gjeorgjiane që qarkullonin në mediat sociale tregonin radhë të gjata përgjatë kalimit malor. Pamjet me dron të zonës të hënën sugjeruan se qindra automjete ishin mbledhur në anën ruse dhe dëshmitarët thanë se njerëzit prisnin deri në 48 orë për të kaluar në Gjeorgji.
Disa video tregojnë forca shtesë ruse të sigurisë që mbërrijnë në kufi me një transportues të blinduar personeli.
Ka edhe radhë në vendkalimin Verkhni Lars nga Osetia e Veriut në Gjeorgji dhe pika të tjera kufitare pasi Presidenti Vladimir Putin njoftoi një mobilizim të pjesshëm javën e kaluar.
Videot tregojnë disa familje dhe shumë beqarë mes atyre që presin të kalojnë në Verknia Lars. Qindra njerëz i afrohen vendkalimit në këmbë, duke tërhequr zvarrë valixhet.
Për shkak të fluksit të papritur, politikani i opozitës Nona Mamulashvili në Gjeorgji i tha CNN se ata “po e shtyjnë qeverinë të vendosë viza dhe/ose të mbyllë kufijtë”.
Megjithatë, për momentin duket se kufiri është ende i hapur.
Numri i rusëve që hynë në Finlandë përmes kufirit tokësor me Rusinë u dyfishua të dielën në krahasim me javën e kaluar, njoftoi shërbimi kufitar finlandez.
Të dielën, 8,314 rusë hynë në Finlandë përmes kufirit tokësor finlandez-rus – dyfishi i numrit të javës së kaluar, tha në Twitter Matti Pitkaniitti, kreu i marrëdhënieve ndërkombëtare të policisë kufitare.
Situation 26.9.2022 at 09.00 Finnish time
Yesterday 8 314 Russians entered Finland via Finnish Russian land border. Double the number than week before. During Saturday and Sunday total of 16 886 Russians arrived. Many in transit to other countries.
Sunday 5 068 Russians exited.— Matti Pitkäniitty (@MPitkaniitty) September 26, 2022
Të hënën në mbrëmje, Pitkanititi shkroi se trafiku në kufi është ende në rritje dhe se 80 për qind e rusëve që kalojnë kufirin po kalojnë tranzit drejt vendeve të tjera të Shengenit.
“Ne monitorojmë numrin e azilkërkuesve dhe kalimet ilegale të kufirit”, ka shkruar ai.
Situation 26.9,2022 at 21.00 Finnish time
Border traffic stays at elevated level. Chief of the Finnish Border Guard stated that up to 80% of arriving Russians are in transit to other (Schengen) countries
At the moment I follow number of asylum seekers and illegal border crossings— Matti Pitkäniitty (@MPitkaniitty) September 26, 2022
Duke përfshirë numrat e së shtunës, mbërritën gjithsej 16,886 rusë dhe “shumë ishin në tranzit drejt vendeve të tjera”, shtoi ai.
Pasi Kremlini shpalli një “mobilizim të pjesshëm”, Rusia pa protesta kombëtare dhe një eksod të qytetarëve që largoheshin nga vendi.
Të mërkurën e kaluar, ministri finlandez i mbrojtjes Antti Kaikonen tha se vendi po monitoronte nga afër situatën.
Finlanda dhe Rusia ndajnë një kufi tokësor që shtrihet për 1340 kilometra dhe ka disa pika kufitare të aksesueshme.