Dy ekipe franceze dhe një italiane kërkojnë Zidanin si trajner

Emri i Zinedin Zidanit po kthehet në tregun e trajnerëve të verës 2023. Për shërbimet e francezit janë tre pretendentë kryesorë. Pavarësisht thashethemeve të shumta, rikthimi i tij te “Los Blanco” tashmë është përjashtuar, me stolin e Karlo Ançelottit të blinduar fort, siç e ka konfirmuar edhe vetë trajneri italian.

Katalanasja “Sport” raporton se deri më tani, skuadrat që e kanë në sy Zidanin janë: PSZH, Olympik Marsej, ku monitorohet situata e Igor Tudor, dhe Juventusi.

Që nga dita e lamtumirës së tij me Real Madridin (2021) emri i Zidanit është lidhur shpesh me klubin e Juventusit, edhe nëse drejtori sportiv Françesko Kalvo, para ndeshjes së të dielës kundër Bolonja-s konfirmoi besimin e tij te Masimiliano Allegri edhe për sezonin e ardhshëm.

LEXO EDHE:

Back to top button