“Djajtë e Kuq” ofrojnë 80 mln euro për sulmuesin e Interit

Sulmuesi argjentinas Lautaro Martinez ka përfunduar në shënjestrën e Man. Junajtedit, prej kohësh në kërkim të një sulmuesi për sezonin e ardhshëm. Sipas “Football Insider”, ekipi i “Djajve të Kuq” është gati të paguajë 80 milionë euro për të marrë 25-vjeçarin, që ka një kontratë deri në vitin 2026 me klubin “zikaltër”.

Lautaro Martinez pëlqehet shumë nga trajneri Erik ten Hag, që e konsideron të përshtashëm për skemat e sulmit të tij. Natyrisht që për Man. Junatedin nuk do të jetë i lehtë ky transferim, pasi Inter nuk ka ndërmend ta largojë sulmuesin. Ndërkohë që, edhe vetë lojtari nuk ka shprehur dëshirën për të ndërruar skuadër.

Gjithçka në lidhje me të ardhmen e Lautaro Martinez do të vendoset pas gjysmëfinaleve të Ligës së Kampionëve, ku Interi do të luajë ndaj Milan në derbi. Nëse “ziklatërit” sezonin e ardhshëm nuk shkojnë në Ligën e Kampionëve, mund të ketë të sakrifikuar dhe Martinez mund të jetë njëri prej tyre nëse vjen një ofertë e kënaqshme.

Ndoshta shuma prej 80 milionë euro nuk është ajo që Inter kërkon për një sulmues si Lautaro Martinez, që këtë sezon ka realizuar 21 gola e 8 asist. Për më tepër që në merkato është Romelu Lukaku, i cili pritet të rikthehet te Çellsi sezonin tjetër.

LEXO EDHE:

Back to top button