Tre skuadra nga Premier Liga, kërkojnë mesfushorin e Lesterit

Skuadra e Lesterit është duke luftuar për të qëndruar në Premier Ligë këtë sezon dhe një nga yjet e “dhelprave” është mesfushori Xhejms Medison. Sido që të mbyllet ky sezon për Leicester, ai do të largohet për të luajtur në një ekip më të mirë.

Kontrata e Madisonit me Lesterin skadon pas një viti, ndaj, sipas “The Telegraph”, ai do të kërkojë një ekip tjetër. Tri janë skuadrat që e kërkojnë 26-vjeçarin janë: Man. Junajted, Totenham dhe Njukasëll, të gatshme të paguajnë rreth 50 milionë euro për kartonin e lojtarit.

Xhejms Medison është një nga mesfushorët më të mirë në Angli dhe luan me kombëtaren e vendit të tij. Edhe te Lesteri janë gati ta lënë të lirë lojtarin këtë verë, për të evituar që pas një viti të largohet me koston zero. Transferimi i Medison pritet të jetë një nga blerjet më të rëndësishme të këtij sezoni në Premier Ligë.

LEXO EDHE:

Back to top button