Dy fëmijë janë lënduar në një aksident trafiku në Ohër

Dy persona minoren janë lënduar në aksidentin e trafikut që ndodhi mbrëmë në bulevardin “Zhelezniçka” në Ohër.

Aksidenti ka ndodhur kur një automjet me targa të Strugës goditi dy fëmijë që po kalonin rrugën.

Të dy fëmijët u dërguan në Spitalin Special për Ortopedi dhe Traumatologji “Shën Erazmo”, njëri prej tyre me dëmtime të rënda.

Nga SPB Ohër njoftojnë se janë kryer inspektime në vendngjarje dhe se gjatë ditës do të japin informacione shtesë në lidhje me rastin.

LEXO EDHE:

Back to top button