Dy futbollist të Maqedonisë, pjesë e ekipit ideal

Dy futbollist të përfaqësueses së Maqedonisë në futboll u gjendën në ekipin ideal të grupit garues të Ligës C në Ligën e Kombeve. Sipas faqes “Whoscored” nga reprezentuesit e Maqedonisë, me nota më të larta u veçuan Enis Bardhi dhe Darko Çurlinov, të cilët ishin në formë të lartë në sfidat e Ligës së Kombeve.

Mirëpo kjo nuk e ndihmoi Maqedoninë, e cila mbylli eliminatoret në vendin e tretë në grupin e 4-të, pas Gjeorgjisë dhe Bullgarisë.

Plot 7 futbollist të Gjeorgjisë u gjetën në ekipin ideal të grupit të 4 të Ligës në Ligën e Kombeve, ndërsa pjesa tjetër plotësohet nga futbollistët e Maqedonisë dhe Bullgarisë. Në këtë ekip nuk kishte vend për asnjë futbollist të Gjibraltarit.

 

LEXO EDHE:

Back to top button