Si visheshin gratë iraniane para revolucionit islamik në 1979?

Para Revolucionit Islamik të vitit 1979, Irani ishte një vend shumë i ndryshëm nga ai që është sot. Gratë kishin të drejtat e tyre, që do të thoshte se mund të visheshin më lirshëm.

Grave u lejohej të vishnin rroba që atëherë, si edhe tani, ishin shprehje e lirisë. Fotot e bëra në rrugët e Iranit dhe ato të publikuara në revistat e modës e dëshmojnë më së miri këtë.

Revolucioni Islamik solli një sërë protestash dhe ndryshimesh politike në Iran midis viteve 1977 dhe 1979. Monarkia nën Mohammad Reza Pahlavi u shndërrua në një Republikë Islamike të kryesuar nga Ayatollah Khomeini.

Menjëherë pas marrjes së pushtetit, Khomeini dekretoi që të gjitha gratë duhet të mbajnë mbulesë, pavarësisht nga feja apo kombësia, një praktikë që vazhdon edhe sot.

Represioni në Iran është jashtëzakonisht i fortë dhe publiku u trondit nga lajmi se Mahsa Amini, një grua 22-vjeçare iraniane, vdiq pak ditë më parë pasi u arrestua nga policia e moralit. Amini ishte duke vizituar Teheranin me familjen e saj, ku u arrestua pasi dyshohet se nuk vishej siç duhet.
Presidenti i Iranit, Ebrahim Raisi, kërkoi nga ministri i Brendshëm që të hetojë këtë rast. Disa deputetë kanë paralajmëruar se do të kërkojnë që vdekja e vajzës të ngrihet në legjislativ. Institucionet e drejtësisë njoftuan se do të formojnë një organ të posaçëm që do të drejtojë hetimet. Shumë gra iraniane tani po djegin shamitë e tyre në protesta masive kundër veshjes së hixhabit.

LEXO EDHE:

Back to top button