Dy Koretë vendosin përmirësimin e marrëdhënieve

Koreja e Veriut dhe ajo e Jugut kanë rihapur kanalet e tyre zyrtare të komunikimit pas më shumë se një viti pezullim, deklaruan të dy vendet.

Zyra presidenciale e Koresë së Jugut njoftoi se linja telefonike ndërkufitare midis dy Koreve u rihap, ndërsa agjencia shtetërore e lajmeve e Koresë së Veriut KCNA gjithashtu konfirmoi se linjat lidhëse u rikuperuan sot në mëngjes.

Masa erdhi në 68-vjetorin e nënshkrimit të marrëveshjes së armëpushimit që i dha fund Luftës mes dy Koreve.

Presidenti i Koresë së Jugut, Moon Jae In ka shkëmbyer letra personale me udhëheqësin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un që nga prilli dhe të dy kanë rënë dakord për të rivendosur komunikimet.

Qershorin e kaluar, Koreja e Veriut në mënyrë të njëanshme ndërpreu të gjitha kanalet e komunikimit midis qeverive dhe forcave të armatosura të të dy vendeve.

LEXO EDHE:

Back to top button