Dy luanët e detit në Kopshtin Zoologjik të Shkupit, janë atraksion i vërtetë

Dy luanët e detit në Kopshtin Zoologjik të Shkupit, janë atraksion i vërtetë

Gazetare: Evi Shkopi

7 vite më parë, pjesë e jetës së Dragan Trajkoski u bënë Gete dhe Kan, dy luanë deti të cilët kanë krijuar një lidhje të admirueshme me kujdestarin e tyre, i cili mban veshur prej 27 vitesh uniformën e kujdestarit të kopshtit zoologjik.

“Tani, nga vet lëvizjet që bëjmë, e kuptojnë se është koha për t’i ushqyer. Të nderuar vizitorë, tani do të shihni si do t’u japim vaktin e dytë luanëve të detit. Ky është luani i rritur me emrin Kan, ndërsa më i vogli është Gete. Kan është 14 vjeç, ndërsa Gete është 4 vjeç.”

Nga reagimi kuptohej që Kan ishte ai që i priste më me padurim vaktet.

Gete ishte i vogli i shtëpisë në këtë rast, po kujdestari i tij i kishte mësuar shumë marifete, për të cilat më pas pasonte ndonjë peshk si shpërblim.

“Hajde Gete. Hajde Gete përshëndetje. Përshëndetje. Puthje. Bëj një vallëzim. Të lumtë, Gete”

Para vitit 1994, Dragani ka ushtruar edhe profesione të tjera ku, koleg dhe bashkëpunëtor të tij kanë qenë vetëm njerëzit.

I pyetur nëse ndonjëherë është penduar për zgjedhjen që ka bërë, ai thotë se e dashuron punën e tij.

“Ndonjëherë nuk ka nevojë as të bëhet krahasim, sepse të punosh me kafshët është punë shumë e bukur. Kafshët dinë ta kthejnë dashurinë 100 herë më shumë se sa vet njeriu. 15:28 Në asnjë moment nuk jam penduar për profesionin që kam zgjedhur. 15:45 Cilëndo qoftë punë të më ofrojnë nuk do ta kisha ndërruar me këtë që kam”, tha Dragan Trajkoski- kujdestarë në kopshtin zoologjik./Alsat.mk

 

LEXO EDHE:

Back to top button