Qeveria franceze do të përballet me mocion mosbesimi

Qeveria franceze do të përballet me mocion mosbesimi

Qeveria franceze do të përballet me dy mocione mosbesimi, në kohën kur institucionet po përballen me kritika për shkak të reformës kundërthënëse për pensione. Kryeministrja e Francës, Elisabeth Borne, ka përdorur nenin 49.3 të Kushtetutës për të shtyrë përpara projektligjin, pa pasur nevojë për votim. Që kur kjo ngjarje ndodhi javën e kaluar, mijëra persona kanë protestuar në Francë. Mocionet e mosbesimit janë ngritur nga deputetët e qendrës dhe të ekstremit të djathtë, Tubimi kombëtar. Debati parlamentar do të mbahet më vonë gjatë ditës. Nëse kalojnë mocionet e mosbesimit, atëherë presidenti Emmanuel Macron, nuk rrezikon që të shkarkohet, por Qeveria rrezikon të bie. Macron ose mund të emërojë një qeveri të re ose të shpërndajë Parlamentin dhe të thërrasë zgjedhje të reja. Nëse nuk kalojnë mocionet, atëherë projektligji do të rrisë moshën e pensionimit nga 62 në 64 vjeç.

LEXO EDHE:

Back to top button