Zhires: Bazuar në përbërjen e grupit, mund të kualifikohemi

Kombëtarja e Kosovës ka nisur përgatitjet për ndeshjet eliminatore të “EURO 2024”, ku përballë do të ketë Izraelin dhe Andorën. Në prag të sfidave eliminatore, trajneri i “dardanëve” Alen Zhires u shpreh se nuk mund të eksperimentojë duke testuar lojtarët e rinj në ndeshjet kualifikuese, ndërsa shtoi se qëllimi është që të bëjnë ndeshje të mira. Trajneri francez theksoi se nuk është grup shumë i vështirë, por që asnjëri prej rivalëve nuk duhet të nënvlerësohet. Me këtë rast konfirmoi mungesën e dyshes Elbasan Rashani dhe Uran Bislimi, teksa në lidhje me numrin e vogël të lojtarëve të ftuar nga Superliga e Kosovës, Zhires theksoi se atyre nuk iu mungon cilësia, por që kombëtarja për momentin ka nevojë për lojtarë me përvojë ndërkombëtare.

“Përgjithësisht ndodhemi në një grup i cili nuk është shumë i vështirë mirëpo në të njëjtën kohë në grup apo ekipe apo përfaqësuese të cilat nuk duhet t’i nënqmojmë. Pastaj është një grup i cili na jep ambicie për të shkuar më tej prandaj edhe jemi këtu. Qëllimi është të instalojmë në këtë grup lojtarësh atë idenë që të japin maksimumin dhe do të thoja me një ambicie e cila nuk ka një limit të caktuar. Padyshim, meqenëse grupi nuk është më i vështiri i mundshëm atëherë ekziston edhe kjo mundësi që ndoshta të kualifikohemi mirëpo ideja është që të kemi një ambicie të madhe dhe ta instalojmë këtë në mesin e lojtarëve, ” tha mes tjerash Alan Zhires, trajner i Kosovës.

Kombëtarja e Kosova ndeshjen e parë e zhvillon në transfertë ndaj Izraelit më 25 mars, ndërsa 3 ditë më vonë, në Prishtinë do të përballet me Andorrën.

LEXO EDHE:

Back to top button