Takimi i Ohrit, kKurti të enjten raporton në kuvend

Takimi i Ohrit, Kurti të enjten raporton në kuvend

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti të enjten do të raportoj në Kuvend për takimin e 18 marsit në Ohër. Kështu ka bërë të ditur shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila pas mbledhjes së Kryesisë, e cila tha se seanca e së enjtes nis me votimin e tri marrëveshjeve ndërkombëtare, për të vazhduar më pas me deklarimin e kryeministrit, Kurti për takimin në Ohër. Lila teksa komentoi takimin në kuadër të dialogut Kosovës-Serbi në Ohër tha se tashmë ka dakordim në parim dhe mbetet të shihet plani dhe procesi tutje.

“Ne e dimë se në Ohër nga ajo çka jemi njoftuar ka pas dakordim në parim përderisa ende mbetet të shihet plani dhe procesi tutje, prandaj deri tash nuk ka material për Kuvendin e Kosovës. Vetë qëndrimi i Borrel në konferencë që tashmë këto pika të marrëveshjes do jenë pjesë e kapitullit 35 për Serbinë në procesin e integrimit, gjë e cila në rast se nuk do të zbatohet do e ndal komplet procesin e integrimit të Serbisë. Kjo është garancia e vetme për Kosovën qasja dhe sanksionet ndërkombëtare në këtë rast në raport me procesin e integrimit, përderisa është tepër e rëndësishme avancimi i integrimit për Kosovën dhe kjo do të shihet prapë në procesin e aplikimit, pranimin në Këshillin e Evropës, pranimi në organizata ndërkombëtare”, deklaroi Mimoza Kusari-Lila, Vetëvendosje. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button