Hagë, gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve më 3 prill

Hagë, gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve më 3 prill

Më 3 prill, në Gjykatën Speciale në Hagë do të fillojë gjykimi ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kjo është konfirmuar sot në konferencën mbi ecurinë e çështjes, të mbajtur në Dhomat e Specializuara të Kosovës. Ky proces gjyqësor do të fillojë të hënën në orën 09:00 me deklaratat hyrëse ndërsa paraqitja e provave do të fillojë një javë më vonë. Në Dhomat e Specializuara në Hagë, mbrojtja e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar, janë përplasur rreth asaj nëse UÇK-ja kishte një organizim të mirëfilltë. Në pjesën më të madhe të seancës mbrojtja e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit, argumentuan faktin se si UÇK-ja nuk kishte një strukturë të organizuar dhe se roli i Shtabit të Përgjithshëm ishte i kufizuar dhe me pak ndikim gjatës luftës së viteve 98-99. Trupi gjykues tha se provat që do të paraqiten në proces gjyqësor nga Prokuroria janë se të akuzuarit kanë qenë anëtarë të Shtabit të Përgjithshëm që ka pasur kompetenca dhe përgjegjësi të rëndësishme përfshirë disiplinën dhe emërimet. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button