Dy të arrestuar pas 6 denoncimeve për dhunë në familje në 24 orët e fundit
Ministria e Punëve të Brendshme informoi se gjatë 24 orëve të fundit, dy persona janë privuar nga liria pas gjithsej gjashtë denoncimeve për dhunë në familje.
Më 10.06.2026 në orën 16:00 në SPB Shkup, një 28-vjeçare ka denoncuar se në shtëpi në zonën e komunës së Aerodromit, bashkëshorti i saj S.B. i ka bërë kërcënime.
Më 10.06.2026 në orën 23:00 në SPB Tetovë, një 40-vjeçare nga një fshat i Tetovës ka denoncuar se ish-partneri i saj jashtëmartesor B.A. (38) nga Tetova, pas përfundimit të lidhjes, e ka ndjekur vazhdimisht në qytet, e ka shqetësuar në telefon nga numra të ndryshëm dhe i ka bërë kërcënime me jetë asaj dhe familjes së saj.
Më 11.06.2026 në orën 00:20 në SPB Tetovë, një 61-vjeçar nga fsh. Korito ka denoncuar se rreth orës 23:00 një ditë më parë në shtëpi ishte sulmuar fizikisht nga djali i tij Sh.A., i cili i kishte bërë kërcënime me një send të mprehtë, si dhe ia ka thyer telefonin celular. Menjëherë pas denoncimit, Sh.A. është gjetur dhe është privuar nga liria dhe është mbajtur në stacion policor.
Më 11.06.2026 në orën 00:30, nëpunës policorë nga SPB Manastir e privuan nga liria D.J. (40) nga Manastiri, duke vepruar sipas një denoncimi të mëparshëm të datës 10.06.2026 në orën 23:40 se ai e kishte sulmuar fizikisht partneren e tij jashtëmartesore 34-vjeçare.
MPB informoi se po merren për zbardhjen e rasteve dhe pas dokumentimit të plotë kundër kryerësve do të ngrihen kallëzime përkatëse./Alsat.mk.








