Dy skuadra italiane e kërkojnë, por mbrojtësi me kosto pret skuadrën spanjolle

Napoli dhe Interi kanë nisur një garë për të marrë mbrojtësin e Atletik Bilbaos, Inigo Martinez, kontrata e të cilit me skuadrës spanjolle skadon në fund të këtij sezoni. Një detaj ky i rëndësishëm për ekipet “big” për të siguruar shërbimet e 31-vjeçarit, por që duket se nuk dëshiron të shkojë në Serie A.

Sipas “Il Mundo Deportivo”, Inigo Martinez dëshiron të transferohet te skuadra e Barcelonës, që momentalisht është në vështirësi financiare. Pra, një transferim që duket i vështirë për t’u realizuar, ndërkohë që lojtari do të jetë i lirë nga datat 1 korrik, kur skadon kontrata me Atletik Bilbao.

Për mbrojtësin që luan edhe me kombëtaren spaniolle (19 ndeshje e 1 gol), është interesuar edhe Atltiko Madrid, por lojtari pret një përgjigje nga Barcelona. Skuadra katalanase është zgjedhja e tij e parë dhe vetëm pasi të marrë konfirmimin se nuk mund të luajë aty do të shohë për alternativat e tjera.

LEXO EDHE:

Back to top button