Osmani-Xhaçka: Bashkërisht, krah për krah do të ecim drejtë BE-së

Osmani-Xhaçka: Bashkërisht, krah për krah do të ecim drejtë BE-së

Bashkërisht do të ecim drejt BE-së, aktorët politik duhet të kuptojnë se ky është një tren që nuk duhet humbur, kështu deklaroi sot në Shkup ministrja e jashtme e Shqipërisë Olta Xhaçka. Ndërkohë që homologu i saj Bujar Osmani tha se nuk do të ishte e ndershme që Maqedonia e Veriut ti kërkoj Shqipërisë të ndaloj dhe të mos e vazhdoj procesin në rast se Maqedonia nuk arrin të përmbush obligimin sa i përket ndryshimeve kushtetuese, shkruan Alsat.

“Kjo është një çështje shumë e rëndësishme, sepse përmbushja e objektivave integruese të vendit patjetër që do ti sillte vendit një mirëqenie më të madhe, më shumë prosperitet qytetarëve të Maqedonisë dhe unë mendoj se gjithë faktorët politik në vend, duhet të kenë interesin e vendit dhe të qytetarëve të parin në çdo vendimmarrje të tyre. Mendoj që ndryshimet kushtetuese duhet të bëhen, dhe të gjithë duhet të tregohen të vetëdijshëm se duke bërë një veprim të tillë do ti hapin rrugën integrimit dhe prosperitetit të vendit dhe qytetarëve të tyre. Ndërkohë që sa na takon ne kemi ecur krah për krah në këtë proces kemi qenë vazhdimisht të koordinuar dhe do të vazhdojmë të ecim krah për krah në këtë proces, sepse është shumë e rëndësishme . Ne kemi ecur krah për krah në këtë proces dhe do të vazhdojmë të ecim krah për krah”, tha Xhaçka.

“Shumë njerëz në verën e viti të kaluar kanë pritur që Shqipëria do të vazhdoj rrugën e vetme, nëse Maqedonia e Veriut nuk arrin marrëveshje asokohe me Bullgarinë, dhe se Shqipëria do të filloj të taktizoj në raport me Bullgarinë, për ti krijuar një avantazh pozicionit të vet. Por ajo çfarë ka bërë Shqipëria është vërtet për mirënjohje të cilën e kemi thënë gjithë ne në Maqedoninë e Veriut. Pozicionimi aq në moment edhe i ashpër i kryeministrit Rama ndaj Bulgarisë, për pengesën që po i bënte Maqedonisë asokohe ndonjëherë tejkalonte edhe tonin e Maqedonisë së Veriut për çka jemi vërtet mirënjohës dhe falënderues se taktizoj në asnjë moment Shqipëria për të krijuar avantazh pozicionit të vet por insistoj që nëse rajoni nuk lëviz drejt BE-së, vetëm një shtet nuk do jetë e leverdishme për te. Por kjo është më tepër shenjë e miqësisë, e partneritetit dhe besimit të ndërsjellë. Unë mendoj se nuk është e ndershme që t’i kërkojë Shqipërisë që nëse hipotetikisht në nëntor nuk do t’i arrijmë ndryshimet kushtetuese të ndalet dhe të mos vazhdon procesin, procesi është individual dhe bazohet në meritokraci individuale të shteteve… Është një moment i papërsëritshëm në dinamikën e imponuar evropiane të rajonit. E tha ministrja, lufta në Ukrainë, Marrëveshja Kosovë-Serbi, ndërgjegjësimi i BE-së po krijon një mundësi, një shans historike që në 2030 të gjithë të jemi në Bashkimin Evropianë. A do e kapim këtë shans, apo do e përsërisim atë që na ndodhi para 15 viteve në raport me Greqinë, tani mbetet në duart tona, a do izolohemi apo do jemi pjesë e këtij treni të përshpejtuar që na çon drejtë Brukselit, është vendim i secilit prej deputetëve në Parlament, i secilit prej nesh në emër të qytetarëve dhe shtetit tone”. ”, u shpreh Osmani. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button