Dy të vrarë dhe 11 të plagosur nga bombardimet ruse në Donetsk

Dy të vrarë dhe 11 të plagosur nga bombardimet ruse në Donetsk

Dy civilë janë vrarë nga bombardimet ruse në qytetet Bakhmut dhe Sviatohirsk të Donetskut në Ukrainë.

Pavlo Kyrylenko, guvernatori i rajonit bëri me dije se nata kaloi relativisht e qetë dhe se kishte vetëm bombardime të izoluara në vijën e frontit, shkruan The Guardian.

“Më 16 shtator, rusët vranë 2 civilë të rajonit të Donetsk: në Sviatohirsk dhe Bakhmut. 11 persona të tjerë u plagosën”, tha ai në Telegram. /abcnews.al/

LEXO EDHE:

Back to top button