Dy viktima dhe 10 raste të reja me Covid-19

Gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin nga 2.473 teste të kryera janë regjistruar 10 raste të reja me Covid-19, prej të cilëve 7 vetëm në Shkup. Në ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 16 pacientë, shkruan Alsat. Ndërsa betejën me Covid-19 e kanë humbur 2 pacientë, nga Tetova dhe Gostivari. Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 156.086 raste, prej të cilëve 150.295 janë shëruar, kurse 5.491 kanë ndërruar jetë. Aktualisht në vendin tonë janë 300 raste aktive me virusin korona.

LEXO EDHE:

Back to top button