Dy zjarre aktive janë regjistruar në 24 orët e fundit në vend
Dy zjarre aktive janë regjistruar në 24 orët e fundit në vend. Sipas Qendrës për Menaxhim me Kriza, 1 zjarr akoma është aktiv në fshatin Sërbicë të Kërçovës. Ndërkaq zjarri tjetër në fshatin Bajkovë në Komunën e Novo Sellës është vënë nën kontroll. Qendra për Menaxhim me kriza u bën thirrje qytetarëve që të kenë kujdes të shtuar dhe të mos shkaktojnë zjarre./Alsat.mk.








