Dymbëdhjetë vjet nga vrasja e pesëfishtë në liqenin e Smillkovës

Dymbëdhjetë vjet nga vrasja e pesëfishtë në liqenin e Smillkovës

12 vjet më parë, në liqenin e Smillkovës u vranë 4 të rinj dhe një peshkatar në rastin e njohur si “Monstra”. Për këtë rast, me burg të përjetshëm u dënuan Alil Demiri, Afrim Ismailoviq dhe Agim Ismailoviq. I akuzuari tjetër Fejzi Aziri u dënua me 15 vjet burg, ndërsa Haki Aziri me 9 vjet burg. Në mungesë të provave, për këtë rast i akuzuari Sami Luta u lirua nga të gjitha akuzat. Dy nga të dënuarit me burg të përjetshëm Alil Demiri dhe Afrim Ismailoviq, janë akoma në arrati në Kosovë.

Në kuadër të aksionit policor më 1 maj të vitit 2012 ishin arrestuar rreth 20 persona, në mesin e të cilëve edhe gra, ndërsa krerët e atëhershëm të policisë e kishin quajtur të suksesshëm madje duke i bërë edhe gjyqin ndaj tyre duke thënë se të arrestuarit ishin radikalë islamistë.

Gjyqi për këtë rast zgjati 1 vjet e gjysmë, për ti akuzuar në vitin 2014 gjashtë të arrestuarit me burgim të përjetshëm. Por pas publikimit të audio inçizimeve, të ashtuajtura “bomba” lënda e “Monstrës” u rihap sërish. Me këtë rast u mor Prokuroria Speciale Publike.

Por përkundër premtimeve të Zoran Zaevit dhe LSDM-së që shpalosi bombat e më vonë edhe të BDI-së që bëri koalicion qeveritar, rihapja e rastit përsëri la në burg të përjetshëm 3 prej tyre ndërsa uli dënimin në 15 dhe 9 vjet për dy të tjerët. Statusi i dy të arratisurve në Kosovë nuk ndryshoi.

Mbrojtja ka paralajmëruar se ndaj vendimeve gjyqësore për “Monstrën” do të ankohen në Gjykatën Ndërkombëtare të Strasburgut. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button