Dyndje para Gjykatës Civile në Shkup, qytetarët presin me orë të tëra për një dokument

Dyndje të qytetarëve para Gjykatës Civile në Shkup janë bërë sot për të siguruar një dokument.

“Të paktën një metër rrini larg!
Vetëm neve na shtynë një metër a këta qëndrojnë këtu.
Mos u shtyni!
T’i a mos je më i mençuri nga të gjithë këtu sot?
Unë!
Po ju.
Unë për herë të parë po flas.

Radhë nuk po mund të mbajnë as gardianët, durimi i qytetarëve ka arritur kulmin dhe secili shtyhet për të hyrë brenda godinës. Në çdo fillim vit qytetarët që gëzojnë të drejtën e ndihmës për fëmijën e tretë, duhet të rinovojnë dëshminë se nuk e kanë humbur të drejtën e atësisë. E njëjta ka një afat kohor që të dorëzohet nëpër komunat përkatëse për të mos e humbur ndihmën financiare.

“Përderisa këtu rekomandimet po shkruajnë që distanca mes njerëzve duhet të mbahet 2 metra për shkak të masave anti kovid, radhë të gjata po vërehen këtu para Gjykatës Civile në Shkup”.

Qytetarët thonë se këto telashe janë paraqitur nga e hëna dhe pritjet janë më shumë dy orë secili.

“Kjo është katastrofë, ky kurrë s’ka qenë shtet dhe as që do bëhet ndonjëherë”.

“Duhet të na sjellin në shtëpi përmes postës e jo të na maltretojnë këtu të grumbullohemi, ashtu do ishte më lehtë përmes adresës dhe nuk do kishim rrezik nga infeksionet e virusit korona”.

“Aspak nuk është në rregull, shihe sa shumë popullsi ka këtu a brenda punojnë dy sportele megjithëse mbi 20 sportele tjera janë bosh. Edhe pse janë në orar të punës nuk iu ndihmojnë kolegëve të heqin kallaballëkun. Nuk është aspak në rregull”.

Kjo zonjë tha se radhën po e pret për nipin e saj, por aspak nuk pajtohet me trajtimin që po u bëhet.

“Ja po e sheh sa po mbajmë distancë, jemi të ngjitur njëri pas tjetrit, sportelet nuk punojnë atje. Hynë pa rend, i lëshojnë të tjerët vetëm se kanë njohur brenda, a ne do të presim këtu. Ja kjo është!”.

Nga Gjykata Themelore Civile Shkup thonë se stafi administrativ janë duke punuar me reduktime për shkak të rekomandimeve shëndetësore të mos përhapjes së virusit korona. Por, rregulli nuk po zbatohet edhe jashtë, ku qytetarët nuk mbajnë distancë dhe policia nuk është në gjendje të mbaj rendin.

Adnan Qaili

 

 

 

 

 

 

 

 

LEXO EDHE:

Back to top button