Dyqanet e vogla, larg respektimit të masave

Dyqanet e vogla, larg respektimit të masave

Qytetarët ankohen se dyqanet e lagjeve nuk respektojnë masën e Qeverisë për “çmime të garantuara”. Thonë se produktet i shesin me çmim të larta, pavarësisht uljes. Ata kërkojnë më shumë kontrolle.

“Te marketet e vogla, çmimet më të larta. Te marketet e mëdha, çmimet më të ulëta.”

“Këto dy tre ditët e fundit nuk i kam frekuentu, por nuk besoj për lirime… Marketet e mëdhaja janë më lirë, këta të voglat janë më shtrenjtë.”

“Askund, askund nuk kemi hasë. Ata një ditë më herët i ngritin çmimet, më pas në ditën tjetër i ulin… Nuk ka kontroll, nuk ka inspektime. Një ditë të ua mbyllin bizneset, shihe a do i ngritin çmimet… Tregtari duhet të përfitoj 10%, jo 100%. Këtu ke do artikuj që janë 200%.”

Thonë se do të ulen, por nuk e dimë ne… Mendoj se marketet e vogla kanë çmimet më të ulëta, kurse marketet e mëdhaja mendoj se akoma i mbajnë çmimet e larta”. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button