Dyshime për një rast me linë e majmunit në Greqi

Një rast i dyshuar me li të majmunit është raportuar në Greqi, ka njoftuar Organizata Greke për Shëndetësi Publike (EODY), raporton “GreekCity Times”.
“Po hetohet një rast i dyshuar me infeksion me li të majmunit. Është një turist anglez, së bashku me partneren e tij, asimptomatike, ndërsa po trajtohen në spitalin Attica”, është thënë në komunikatë të EODY.
Sipas informatave, rezultatet e testeve laboratorike do të dalin të hënën.
Organizata Botërore e Shëndetësisë të premten ka thënë se janë regjistruar afro 80 raste me linë e majmunit nëpër 11 shtete. Ndërsa 50 raste ende janë në pritje të konfirmimit.
Raste janë regjistruar në vende të mëdha evropiane si Gjermani, Franca, Itali, Portugali, Mbretëri të Bashkuar, Spanjë, Belgjikë e Suedi.