Dyshohet për helmim, fluks qytetarësh në spitalin e Krujës

Mbi 50 persona, kryesisht mosha të reja janë paraqitur në urgjencën e spitalit të Krujës me diarre dhe të vjella. Gazetari i ABC-së raporton se pesë prej tyre janë në gjendje më të rënduar dhe ndodhen të shtruar, ndërsa të tjerët kanë marrë ndihmën e parë dhe janë dërguar në shtëpi.

Banorët e alarmuar dyshojnë se janë helmuar nga uji i pijshëm. Ndërkohë, për të zbuluar nëse shkak për helmimet është bërë apo ju uji i pijshëm,  epidemiologët e Krujës kanë ndërguar në ISHP mostra në Tiranë për t’u kryer analizat bakteriologjike.

LEXO EDHE:

Back to top button