E cilësuar si ngjyra më në modë për vitin 2023: Një nuancë e theksuar që rrezaton forcë dhe jetë

Instituti prestigjioz botëror i ngjyrave “Pantone” shpalli ngjyrën e vitit 2023 dhe është një nuancë shumë specifike, e gjallë dhe mbresëlënëse.

“Viva Magenta” është në fakt një miks i ngjyrës rozë dhe vjollcë goditëse, por toni rozë ende dominon. Kjo ngjyrë i përket familjes së ngjyrave të kuqe, ndaj “Pantone” e prezantoi si “një të kuqe jokonvencionale për një kohë jokonvencionale”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by PANTONE (@pantone)

“Ajo është e sigurt, por jo agresive, ne e quajmë atë një grusht në një dorezë kadife.” Kjo është një nuancë e theksuar e kuqe që rrezaton forcë dhe gjallëri. Është aq e bollshme sa në fakt promovon optimizëm dhe gëzim”, thotë Lori Pressman, nënkryetare e Pantone.

Si përkujtim, instituti tradicionalisht zgjedh çdo vit ngjyrën më në modë për 12 muajt e ardhshëm, dhe theksojnë se përzgjedhja e këtij viti ruan frymën “rebele” të kohës dhe interesin e ripërtërirë për eksperimentimin krijues pas pandemisë së koronavirusit.

 

 

 

Viva Magenta e guximshme, e zgjuar, gjithëpërfshirëse i mirëpret të gjithë me të njëjtin shpirt rebel. “E fuqishme, kjo është një ngjyrë e kuqe që inkurajon eksperimentimin dhe vetë-shprehjen pa kufi, elektrizues, pa kufij”, thotë Pantone.

“Kjo është një ngjyrë e shkëlqyer për reflektimin e dritës, e cila i jep asaj një ndjenjë magjepsëse dhe fantazie”, thotë Jane Boddy, një parashikuese e trendeve në institut.

Se nuk janë larg së vërtetës e dëshmon edhe koleksioni i markës “Valentino”, në të cilin më së shumti është përfaqësuar ngjyra rozë goditëse.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

LEXO EDHE:

Back to top button