E dashura e Cristiano Ronaldos: Po jetoj ëndrrën time

E dashura e Cristiano Ronaldos, Georgina Rodriguez, e cila është me origjinë nga Spanja dhe ka qenë në një lidhje me yllin e Premier League që nga viti 2017 – ndihet “shumë mirënjohëse” për jetën e saj në Anglinë veriperëndimore, pasi dyshja u transferuan në një rezidencë luksoze së bashku.

Kur u pyet se si kishte ndryshuar jeta e saj që nga zhvendosja në Britaninë e Madhe nga Italia, ajo ka thënë se kur lëviz bashkë me familjen, ndihet gjithmonë rehat.

“Nuk kam vënë re shumë ndryshim. Kur lëviz me familjen ndihesh rehat. Me kushtet tona nuk mund të ankohemi , krejt e kundërta. Ne jemi shumë mirënjohës”, ka thënë Rodriguez për revistën “Hola!”.

Ish-punonjësja e dyqanit, e cili ka një vajzë 4-vjeçare me ylli e Manchester Unitedit, të quajtur Alana, dhe është njerka e djalit të tij Cristiano Jnr, 11 vjeç dhe binjakëve Eva dhe Mateo, katër vjeç – shpjegoi se një nga përfitimet është se ata tani jetojnë më afër shkollës se sa ishin më parë.

“E mira është që jetojmë më afër shkollës së fëmijëve, në Itali kemi jetuar më larg. Unë po jetoj ëndrrën time tani”, është shprehur ajo.

Modelja dhe influencuesja – e cila është në pritje të binjakëve me futbollistin – pohoi gjithashtu se “ëndrra” e saj ishte të kishte një familje të madhe.

“Ëndrra ime ishte të kisha një familje të madhe sepse i dua fëmijët. Sot ne jemi një familje e madhe dhe për disa muaj do të jemi edhe më e madhe”, ka thënë Rodriguez, 27-vjeçare.

Komentet e Georgina vijnë pas disa spekulimeve se Ronaldo mund të largohet nga United në fund të sezonit të Premier League, i cili përfundon në maj.

LEXO EDHE:

Back to top button