E gjithë vëmendja te Argjentina dhe Lionel Mesi

Kupa e Botës vazhdon sot me katër ndeshje të tjera, ndërsa e gjithë vëmendja shkon tek Argjentina e Lionel Mesit. Xhiroja e tretë e fazës së garave në grupe në Kampionatin Botëror do të sqaron se kush do të shkojë më tutje nga Grupi C dhe Grupi D.

Deri më tani, vetëm Franca nga këto dy grupe e ka të sigurt biletën e fazës së dytë. Argjentina vetëm me fitore mund të sigurojë biletën e saj përballë Polonisë së Robert Levandovskit. Kjo përballje do të nis në orën 20:00, njëjtë si edhe ndeshja Arabia Saudite – Meksiko.

Ndërkohë në orën 16:00, Australia sfidon Danimarkën, ndërsa Tunizi do të jetë përball kampionit aktual të botës, kombëtares së Francës.

LEXO EDHE:

Back to top button